Jo vetëm Zaniolo, ja dy yjet e tjerë që kërkon Juvja për të zëvendësuar Dybala-n

Juventus është vënë në lëvizje për të gjetur lojtarë që mund të mbështesin Dusan Vlahovic në sezonin e ardhshëm. “Zonja e Vjetër” ka prioritet afrimin e Nicolo Zaniolos në merkaton e verës pasi e konsideron atë lojtarin ideal për të zëvendësuar të larguarin Dybala.

Gjithsesi ai nuk është emri i vetëm për merkaton. Po luftohet gjithashtu edhe për dy emra të cilëve iu skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Drejtuesit e Juventusit kanë shfaqur interes për të afruar Angel Di Maria nga PSG.

Gjithashtu në listën e lojtarëve që mund të afrohen është edhe Ousmane Dembele nga Barcelona. Futbollisti francez ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë me Barcelonën apo do të nisë një aventurë të re, por kërkon edhe një pagë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?