Joao Cancelo zbulon sekretin e formës fantastike të City-it

Manchester City po zhvillon një sezon fantastik, teksa është gjithnjë e më pranë titullit kampion. Sfida e radhës mund t’i vërë vulën, pasi do të jetë ndaj United, që mban vendin e dytë.

“Sekreti ynë? Shihet në fushë. Nëse dikush gabon, do të jetë gjithmonë një shok i skuadrës që do të vrapojë për ta ndrequr gabimin. Jemi një grup shumë i mirë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin.

Sfida me United? Duam të fitojmë, ne stërvitemi për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Një derbi është gjithmonë një derbi. Nuk e prisja një diferencë kaq të madhe në renditje. Megjithatë, e përsëris, besoj se është gjithçka fryt i punës sonë”, ka thënë Cancelo për kanalin zyrtar të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?