Jonuz shpalos objektivat: Flamurtari e Luftëtari janë të mbaruar!
Vllaznia ka zhvilluar një fazë të parë fantastike, teksa nga 27 pikë në total ka grumbulluar 15 pikë, duke u pozicionuar e dyta në tabelën e klasifikimit.
Ecuri që i ka pëlqyer edhe teknikut, Mirsad Jonuz, i cili pas fitores 3-1 ndaj Flamurtarit u ndal për mediat, ku tha se shkodranët po ëndërrojnë Europën, ndërsa shtoi se shikon Flamurtarin dhe Luftëtarin si pretendent për të rënë nga kategoria.
“E kisha menduar një fitore në Vlorë. Pse jo. Pas kartonit të kuq është normale. Është shumë e vështirë për të luajtur me 10 futbollistë. I thashë lojtarëve të mi që Flamurtari ka lojtarë shumë të mirë dhe shumë interesant. Pas fitores 3-1 ne marrim pikët dhe shikojmë për ndeshjet tjera”.
Fundi i fazës së parë në vendin e dytë. E kishit menduar?
“Ndoshta pas tre xhirove mund të marrim më shumë, mund të marrim më pak dhe mund të marrim të njëjtat pikë. Është shumë e mirë për Vllazninë, mund të shkojmë në Europë me këtë ecuri, por kampionati në Shqipëri është shumë i vështirë. Me një fitore ngjitesh lart, por për mua Flamutari dhe Luftëtari janë të mbaruar”.