Jorge Jesus: Ronaldo ka pak nga pasioni i Maradonës, Messi asgjë!

Trajneri i Benficës Jorge Jesus është i mendimit se Cristiano Ronaldo është më i ngjashëm me Maradonën se sa Lionel Messi. Strategu i njohur ka dhënë mendimin e tij për dy futbollistët që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit. Duke folur në nderim të Diego Armando Maradonës, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, Jesus nuk i kursen fjalët e mira për të.

“Maradona është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, së bashku me Pele. Ky i fundi është ende aty, i gjallë. Maradona ishte i madh, jo vetëm sepse ishte gjeni, por sepse e tregoi një gjë të tillë. Kjo bën diferencën sipas meje.  Ai ishte padyshim një futbollist i klasit botëror, por pasioni i tij për futbollin ishte i madh, ishte i lindur për të qenë futbollist. Nuk ishte një produkt i punës, por ishte lindur i tillë.

Sot, duke folur për dy më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo ka pak nga ai, Messi nuk ka asgjë. Argjentinasi nuk ka asnjë pasion. Messi është futbollist i madh, por po flasim për jetën dhe ndjenjat, të kesh pasion për lojën dhe futbollin. Mendoj se Maradona ishte mbi të gjithë në këtë drejtim”, u shpreh Jorge Jesuss. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Jorge Jesus said Lionel Messi does not play with passion like Diego Maradona did

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?