Jorginho: E mendoj “Topin e Artë”, në Botëror nuk jemi favoritë!

Jorginho është një nga futbollistët më të spikatur në vitin 2021 dhe nga më fituesit, pa asnjë dyshim. Mesfushori i skuadrës së Chelsea-t dhe Italisë ende beson te fitimi i “Topit të Artë”, edhe pse në media nuk shihet si ndër favoritët.

“Sigurisht që e mendoj, pse jo. Gjithsesi përpiqem të mos krijojë shumë pritshmëri, e di që për një lojtar në rolin tim është më e vështirë, shpresoj shumë që në të ardhmen një lojtar në atë pozicion të vlerësohet si më i mirë në botë.

Italia? Kualifikimi është shumë pranë, na mbetet të kalojmë dhe një pengesë të fundit, jo pak të vështirë, sfidën me Zvicrën. Të fitojmë Botërorin nuk do të ishte keq, por as Champions dhe Evropiani nuk janë për tu hedhur poshtë, por më duhet ta pranojë që Botërori është diçka tjetër, është një tjetër nivel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të qenë i sinqertë nuk mendoj se në Kupën e Botës jemi favorit edhe pse tani pas suksesit në ‘Euro 2020’ nuk mund të fshihemi më. E sigurt është që për Italinë do të flitet shumë, do të përpiqemi të bëjmë krenarë vendin tonë”, deklaroi braziliani i natyralizuar në italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?