Josa: Eliminimi nga Kupa është një goditje, u ndëshkuam shpejt!

Kukësi edhe në kompeticionin e dytë, duke u eliminuar nga Kupa. Fakti që në kampionat nuk është në një pozicion të favorshëm, bëri që të digjej shansi për të arritur në Europë nëpërmjet këtij kompeticioni.Trajneri i skuadrës verilindore, Mirel Josa foli pas disfatës ndaj Teutës duke vënë theksin te finalizimi i sulmuesve.

“Kishte dëshirë në skuadër, kishte dëshirë për të fituar ndeshjen. U ndëshkuam shumë shpejt, edhe pse i kishim parashikuar lëvizjet e kundërshtarit. Duhet të kishim një mbyllje më të mirë nga krahu i djathtë, të kishte një komunikim më të mirë mes qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të djathtë. U munduam të luajmë në pjesën e dytë, tentuam të luajmë nga krahët, por nuk shkuam në konkludim përpara portës, edhe pse shtuam forcat sulmuese. Nuk mund të them që përpjekja e skuadrës nuk ishte e plotë. Ishte, por këto gjëra ndodhin në futboll.

Finalizimin nuk e presim vetëm nga Ibraimi dhe Eze. Eze pati dy raste, por ne duhet të shkojmë me të dy krahë tonë, duhet të kishim një prezencë shumë më të madhe në zonën e rreptësisë së Teutës. Ky është një problem që është shfaqur edhe më parë, dy krahët rrinë shumë larg.

Nuk i druhem reaksionit negativ të skuadrës, lojtarët duhet të marrin më shumë përsipër, duke marrë parasysh personalitetin e tyre. Personaliteti nuk formohet rrugës. Eliminimi nga Kupa është një goditje për ne. Nga kampionati jemi larg, por do të luajmë për të rritur prestigjin e skuadrës“, u shpreh trajneri i Kukësit.

SHKARKO APP