Josa: I nderuar që jam në listën për trajner të Kombëtares

Në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Bylisit, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka komentuar dhe përfshirjen e tij ndër kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares. Shqipëria me shumë mundësi nuk do të drejtohet më nga Reja në eliminatoret e radhës për Europianin.

“Je i nderuar kur bën pjesë në listën e trajnerëve që FSHF i mban nën vëzhgim. Jam trajner i Vllaznisë, por e theksoj, jam gjithashtu i nderuar që lakohem për Kombëtaren. Këto janë gjëra që vendosen nga instanca të tjera. Aktualisht jam shumë i kënaqur me stafin dhe ambientin e skuadrën që kam në drejtim”, deklaroi Josa.

Strategu i kuqebluve ka eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, pasi prej shumë vitesh ka drejtuar skuadra të ndryshme, duke arritur dhe suksese të rëndësishme.

SHKARKO APP