Josa: Kukësi për titull? Nuk kam luajtur mendsh!

Mirel Josa e nisi me një fitore të thellë 0-4 ndaj Skënderbeut aventurën te Kukësi. Strategu u shpreh se verilindorët kanë ende shumë gjëra për t’u përmirësuar.

“Limaj? Unë jam i qeshur për faktin se skuadra fitoi, por nuk duhet të mbetemi këtu. Limajn e kam ndjekur edhe më përpara dhe është një futbollist me cilësi. Sot kishim problem nga krahët dhe menduam që të vendosim përpara një lojtar si Limaj, për të dhënë pasin e fundit dhe për të shtyrë para. Mua më pëlqen mënyra se si luan. Klubi ka pretendimet për Limajn dhe unë ato të miat, ashtu si edhe ai ka pretendimet e tij karshi klubit. Ai e ka të qartë që mund të arrijë ato që do, duke luajtur mirë në fushën e lojës.

Rreshtimi? E para, unë kam strategjinë time për ndërtimin e një skuadre. Kukësi i ka lojtarët cilësorë, ka pasur probleme, nuk është për fajin e trajnerit që ishte para meje, të cilin e kam shumë mik. Kjo mënyrë e vendosjes më pëlqen shumë. Lojtarët e mesfushës duhet të shfrytëzohen me mirë për ekipin. Të vazhdojmë kështu, por nuk do të thotë se fituam ndeshjen sot dhe të harrohen problemet e së kaluarës. Duhet të përmirësohemi nga java në javë. Kështu më pëlqen ta vendos skuadrën, nëse do kem lojtarë më të shpejtë nga krahët mund të ndryshoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Titulli? As klubi nuk a kërkuar dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Kemi një Vllazni 13 pikë përpara. Unë e krahasoj me veten time kur isha te Skënderbeu dhe isha 9, 10, 13 pikë nuk mund të më arrinin. Mirë, Vllaznia gabon, pse ne nuk do gabojmë?! E kemi parë edhe Skënderbeun çfarë ka bërë para kësaj ndeshje, i ka marrë shumë pikë kundërshtarëve tonë. Unë kam ardhur edhe me Tiranën dy herë këtu dhe jam mundur, nuk i ngatërroj gjërat”, deklaroi Josa.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?