Jose Maria Callejon kalon te Granada: E doja rikthimin në shtëpi
35-vjeçari Jose Maria Callejon vendosi të rikthehej në Spanjë teksa nga sezoni i ardhshëm do të luaj në La Liga2 te Granada, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni. Ai theksoi se kërkonte të rikthehej në Spanjë pas nëntë viteve në Itali ndërsa shtoi se te Napoli ka kaluar momentet më të bukura në karrierë.
“Doja shumë të rikthehesha në Spanjë pas nëntë viteve në Itali, u transferova në vitin 2013 te Napoli falë Rafa Benitez. Aty kam kaluar vitet më të bukura të karrierës, ndërsa pas dy sezoneve në Firence doja shumë të rikthehesha në shtëpi.
Kam luajtur shumë ndeshje në nivel të lartë, kam luajtur në Champions dhe Europa League ndërsa tani dua të bëj mirë te Granada dhe ta ndihmoj skuadrën të rikthehet në elitë. Mourinho? Kam një raport shumë të bukur me të, kaluam dy vite te Real Madrid. E takova në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Romës”, u shpreh Callejon.