Jose Mourinho kthehet në Premier, Tottenham pret përgjigjen e tij
Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë. Nuk kanë dyshime për këtë mediat angleze që afrojnë “Special One” me Tottenham. Klubi londinez ka vendosur të largojë Maurizio Pochettino pas rezultateve negative.
Humbja shkatërruese 7-2 në shtëpi kundër Bayern Munich dhe ajo kundër Brighton 3-0 në Premier League, vendosën fatin e trajnerit, por fakti që ai vazhdon të qëndrojë në drejtim në “Spurs” lidhet pikërisht me Mourinho.
Sipas asaj që raportojnë të përditëshmet britanike, drejtuesit e Tottenham presin vetëm përgjigjen e portugezit, përpara se të zyrtarizojnë shkarkimin e Pochettinos nga detyra. Jose Mourinho, i cili është pa skuadër që pas largimit nga Manchester United ka marrë ofertën e londinezëve, por ka kërkuar kohë për t’u menduar. Gjithsesi, mediat në vend janë të sigurta se ai do t’i thotë “Po” Tottenham për të nisur aventurën e tretë në Premier League pas asaj me Chelsea dhe United.
Skuadra londineze është një sfidë e vërtetë për portugezin, që pas një nisje të dobët të sezonit duhet të kthejë “Spurs” te suksesi me objektiv eurinë në Champions dhe sigurimin e biletës për në edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni. Pas tetë javëve në luajura në Premier League, Tottenham ka siguruar vetëm tre fitore dhe renditet në vendin e 11-të me nëntë pikë të grumbulluara.