Jose Mourinho, për herë të tretë trajneri i sezonit në Premier League

Trajneri i Chelseat Jose Mourinho u shpall trajneri i sezonit në Pemier League. Portugezi i drejtoi “blutë e Londrës” drejt titullit kampion, duke qëndruar për 274 ditë në krye të renditjes që nga 30 Gushti i 2014, një rekord më vete ky për skuadrën e Chelseat.

Këtë çmim 52-vjeçari e merr për herë të tretë në karrierë, pasi edhe në epokën e parë në krye të londinezëve në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006, u shpall trajneri më i mirë i sezonit në i Premier Leagues. Mourinho u zgjodh trajneri i sezonit nga një panel specialistësh që përbëhej nga ish-futbollistë dhe gazetarë. Në listën e kandidatëve ishin edhe Ronald Koeman, Gary Monk, Nigel Pearson dhe Arsene Wenger.

Rekordin për sa i përket këtij çmimi e mban ish-trajneri i Manchester United, Aleks Ferguson, e cili është shpallur plot 11 herë trajneri i sezonit në Premier Leguae, ndërsa pas skocezit vjen Arsen Wenger i Arsenalit, që u barazua pikërisht nga Mourinho me tre trofe individualë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky çmim individual është “qershia mbi tortë”. Sigurisht që torta, që ishte titulli kampion në Premier League, mbetet më e rëndësishme, sepse ishte objektivi i stafit, drejtuesve futbollistëve dhe miliona tifozëve. Unë kam punuar për tortën, por sigurisht jam shumë i kënaqur edhe për këtë çmim individual.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Interesant është fakti që gjatë këtij sezoni Mourinho nuk e ka fituar asnjëherë çmimin “trajneri i muajit”, por në fund ata që e morën këtë vendim u bazuan tek ecuria e jashtëzakonshme e Chelseat përgjatë sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?