Jose Mourinho trajneri më i paguar në botë
Zyrtarisht trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është më i paguari në botë.
Pas marrëveshjes me kompaninë e birrave ‘Heineken’, drejtues të klubit i kanë rritur akoma edhe më shumë pagën vjetore Jose Mourinhos, shkruan The Sun’.
‘Specail One’ tashmë do të përfitojë 14 milionë sterlina në sezon, 4 milionë më shumë sesa merrte para marrëveshjes me ‘Heineken’.
Mourinho do të zhvillojë një seri reklamash ku do të jetë fytyra e re e gjigantëve të kësaj birre – sponsori kryesor i Champions Leagues.
Portugezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të bëhet imazhi kryesor i Heineken.
KOHA JONË SONDAZH

