Jovic thyen urdhrin për izolimin, denoncohet nga policia serbe
Futbollistët serbë, Luka Jovic i Real Madrid dhe Nikola Ninkovic lojtar i Ascolit, kanë shkelur detyrimin e izolimit pas kthimit në Serbi, dhe për këtë arsye janë denoncuar nga policia në bazë te rregullave të ashpra të vendosur nga përhapja e koronavirusit.
Jovic braktisi karantinimin në Spanjë për t’u larguar në Serbi, ku ka festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Sofija Milosevic. Kryeministrja serbe Ana Brnabic kishte kritikuar kthimin në shtëpi gjatë kësaj epidemie të disa lojtarëve që kanë kontrata milionerësh jashtë vendit, dhe të cilët nuk respektojnë detyrimin e izolimit të tij
Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic konfirmoi ankesën penale kundër disa atletëve, pa treguar identitetin e tyre: “Ne kemi denoncuar gjithashtu disa përfaqësues të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave,” deklaro Stefanovic. /R.Lika-Koha Jone/