Junajtid fiton në “frymën e fundit” ndaj Arsenalit, blindon vendin e dytë (VIDEO)

Mançester Junajtid ka fituar 2-1 ndaj Arsenalit në super ndeshjen e javës së 25-të në Premier League. Ekipi i Zhoze Murinjos arriti që të merrte 3 pikët pas një goli të shënuar në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Junajtid zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të me Pol Pogba, ndërkohë që Arsenali reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me armenin Mikitarjan. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Fellaini shënoi golin që vulosi një sukses që ka vlerë për të blinduar vendin e dytë.

Junajtid tashmë ka 77 pikë, 5 më shumë se Liverpuli, që ka një ndeshje më shumë të luajtur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?