Jugovic këshillon bomberin Vlahovic: Shko te Juventusi!

Vladimir Jugovic është një ish-futbollist i njohur serb, i cili ka luajtur në disa skuadra të njohura në Seria A si Inter, Juventus dhe Lazio. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka dhënë disa këshilla për sulmuesin Dusan Vlahovic, në lidhje me të ardhmen e tij.

“Është një djalë inteligjent, duhet vetë marrë vendimin e duhur. Më pas nëse më pyesni mua, përgjigja ime do të ishte e qartë, do të këshilloja që të shkonte te Juventus, një nga dy klubet me të cilin kam fituar Champions League dhe që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time”, deklaroi ish-lojtari i Juventusit për “Tuttosport.

Vlahovic është në orbitën e disa skuadrave të mëdha evropiane, por bardhezinjtë duken më të avantazhuar, pasi prej disa javësh kanë nisur kontaktet me lojtarin. Edhe pse duket e vështirë që të ndodhë, Vlahovic mund të transferohet te Juvja që në janar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?