Julian Shehu në super formë, shënon në Poloni për ekipin e Widzew Lodz
Julian Shehu vijon të lërë gjurmë në kampionatin polak, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij. Mesfushori shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në përballjen që Widzew Łódź zhvilloi ndaj Korona Kielce, duel i mbyllur me humbjen 1-3 të vendasve.
Shehu shënoi pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, duke përfituar menjëherë dhe dërguar topin në portë. Megjithatë, realizimi i tij mbeti i pamjaftueshëm për të kthyer fatin e ndeshjes.
Takimi solli edhe një tjetër moment delikat për Łódź-in, pasi Arbër Gallapeni u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak.
Ky ishte goli i katërt sezonal për Shehun në 15 paraqitje, ndërsa numëron edhe tre asistime, duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të Widzew-it në këtë fillim viti.
Przełamanie @Korona_Kielce, które smakuje wyjątkowo dobrze 😋#WIDKOR 1:3 pic.twitter.com/qr4nNVvTfx
— PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) November 23, 2025
KOHA JONË SONDAZH

