Junajtid fiton me përmbysje super sfidën ndaj Çelsit, ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)
Junajtid fiton me përmbysje 2-1 super sfidën e javës së 28-të ndaj skuadrës së Çelsit. Skuadra e Zhoze Murinjos domoi në 45 minutëshin e dytë, duke marrë një sukses të rëndësishëm për objektivin për të zënë një vend në zonën Champions .
Blutë e Londrës kanë dominuar në pjesën e parë, duke qenë disa herë të rrezikshëm në portën e De Geas, i cili bën në disa raste mrekullinë. Në minutën e 32-të, Uillian realizon golin e avantazhit pas një asisti fantastik të Hazard. Sulmuesi brazilian godet shumë fortë në zonë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit De Geas. Junajtid përpiqet që të reagojë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 39-të me Romelu Lukakun. Sulmuesi belg shfrytëzon një gabim të mbrojtjes londineze.
Në fraksionin e dytë vendasit fitojnë më shumë metra në fazën sulmuese. Çelsi humbet freskinë në mesfushë, teksa në minutën e 75-të me Lingard, i cili shfrytëzon më së miri një asist të Lukakut. Pas kësaj fitoreje, Junajtid ngjitet në vendin e dytë me 59 pikë, dy më shumë se Liverpuli. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

