Junajtid fiton ndaj Liverpulit me dopietën e Rashford, Murinjo leksion Klop-it (VIDEO)

Mançester Junajtid del fitues në super ndeshjen e javës së 30-të ndaj Liverpulit, skuadra e Murinjos ka mundur 2-1 të kuqtë në një ndeshje me dy tablo të ndryshme.

“Djajtë e Kuq” e nisin mjaft mirë sfidën duke mos i dhënë shumë hapësira skuadrës së Klop. Mane dhe Salah janë gjatë gjithë kohës të bllokuar. Në minutën e 14-t Rashford me një veprim të bukur personal, e dërgon sferën në rrjetë pas një goditje shumë të fortë.

Në minutën e 23-të, Van Dijk ka një mundësi të artë brenda zonës, por goditja e tij me shpatull përfundon jashtë kuadratit, edhe pse ishte shumë pranë portës. Në minutën e 24-të Junajtid dyfishon rezultatin me të njëjtën autor, Markus Rashford, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Karius,teksa këtë herë topi u devijua dhe nga mbrojtësi Arnold. Në minutën e 38-të, “Djajtë e Kuq” ishin shumë pranë golit të tretë. Sançez kroson në zonë për Matën, i cili provon me një rofeshatë në zonë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytë Liverpul futet me një tjetër ritëm, teksa Van Dijk shfaqet sërish kërcënues në portën e De Geas. Presioni shtohet aq shumë, aq sa në minutën e 65-të pas një aksioni të bukur të Mane nga e majta, Bejli e shtyn topin në rrjetën e tij. Vendasit ruajnë rezultatin deri në fund, duke blinduar vendin e dytë me 65 pikë, 5 më shumë se Liverpuli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?