Jurgen Gjasula, rekordmen për kartonë të verdhë në Bundesliga

Klaus Gjasula është një nga surprizat më të mira në grumbullimet e fundit të trajnerit Reja, duke bërë paraqitje fantastike. Mesfushori shqiptar, i cili njihet për shpirtin e tij luftarak u ndëshkua edhe në sfidën e fundit të kampionatit me skuadrën e tij Paderborn.

Jo vetëm kaq, por i djeshmi në barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Hoffenheim ishte kartoni i 14-ti për sa i përket këtij sezoni, duke arritur edhe një rekord historik në Bundesliga.  Gjasula është lojtari më “i zverdhur” në historinë e kampionatit gjerman, për sa i përket 27 ndeshjeve të para. Ai është pranë thyerjes së një rekordi akoma më negativ, të Tomaz Hajtos, i cili është ndëshkuar 16 herë gjatë një sezoni të plotë në Bundesliga.

Shifra mjaft negative për Gjasulën, që në fakt vitet e fundit po përjeton kohët më të mira të karrierës, duke pësuar një rritje graduale deri në debutimin në Bundesliga dhe me kombëtaren shqiptare vitin e kaluar.

Te kuqezinjtë gjatë muajve të fundit Gjasula ka rezultuar një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Edy Reja me të cilin është shndërruar në një titullar fiks. Ndërkohë me Paderborn në sezonin e tij të parë në sezonin e tij të parë në karrierë në elitën e futbollit gjerman është aktivizuar në 24 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola.

SHKARKO APP