Jurgen Klopp nga Borussia Dortmund te Real Madrid
Carlo Ancelotti do të largohet. Do të jetë Jurgen Klopp trajneri i ri i Realit të Madridit. Sipas Radio Deutschland, trajneri aktual i Borussias së Dortmundit që ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit dhe klubi që drejtohet nga Florentino Perez, kanë arritur tashmë një paraakord për një kontrate 3-vjecare prej 8 milionë Eurosh në sezon. Kjo do të thotë se aventurës spanjolle të Ancelottit po i vjen fundi, pavarësisht kontratës që e lidh italianin me klubin merengues deri në qershorin e 2016, e padyshim edhe meritës së madhe që coi sërish në Madrid torfeun aq shumë të ëndërruar të Champions League, La Deciman.
Mbi Ancelottin peshon bilanci negativ i sezonit të fundit , ku skuadra u eliminua nga Kupa e Mbretit, doli jashtë nga Championsi në gjysmëfinalet përballë Juventusit dhe humbi edhe një kampionat ku kishte arritur të shkonte deri në 6 pikë përpara Barcelonës. Duke ju referuar gjithmonë asaj që bëri të ditur Radio Deutschland, akordi do të zyrtarizohet pas 30 Majit, datë në të cilën Klopp do të drejtojë për herë të fundit Borussian e Dortmundit në finalen e Kupës së Gjermanisë përballë Wolfsburgut.
KOHA JONË SONDAZH

