Jurgen Uldedaj gati për super duelin në Angli më 10 shkurt: Para me guxim dhe pasion!
Jurgen Uldedaj do të ballafaqohet me John Fran Franck Mandy në Angli më 10 shkurt, duke sjell një duel të shumë pritur për tifozët e shumë shqiptar në Angli. Organizatori dhe mbështetësi i tij, Kristian Boçi, u shpreh i bindur se ky do të jetë një duel emocionues dhe shumë i fortë.
“Ky do të jetë një moment historik për sportin shqiptar,” u shpreh Boçi i cili shtoi Jurgen Uldedaj do të paraqitet si një simbol i shpresës dhe guximit për të gjithë komunitetin shqiptar në botë.
I bindur në sukses është edhe boksieri Jurgen Uldedaj: “Ky është momenti im dhe jam i vendosur të shkoj përpara me guxim dhe pasion”, u shpreh sportisti shqiptar. Kjo ndeshje ka bërë që shpresat të rritën për një titull botëror për Jurgen Uldedaj, duke e bërë këtë duel një nga ngjarjet më të ndjekura në sportin e boksit.