Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak
Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo.
Në arenën “The Hall” 27-vjeçari shqiptar mposhti rivalin që në karrierë shënon 24 fitore, 23 nga të cilat me K.O. (knockout) dhe vetëm dy humbje. Në raundin e dytë Uldedaj fitoi me K.O. teknik dhe të ngrinte flamurin kuqezi.
Ky është suksesi i 19-të në karrierë për Jurgenin, 8 mes të cilave me K.O.; ndërkohë që shqiptari ka vetëm një humbje. Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist WBO, WBA, IBF, WBC.
@goldproductionstudio Jurgen Uldedaj mund Boshnjakun me 4 nokdaun ne nje round #fyp #foryou #foryoupage #tiktok #viral #jurgenuldedaj ♬ Eye of the Tiger – Survivor