Juve kërkon edhe Kupën e Italisë, tek Milan nis “revolucioni”

Juve dhe Milan, dikur ekipe rivale për trofe në Itali, por edhe në arenën ndërkombëtare, duket se në sezonet e fundit nuk janë më në të njëjtat pozita. Juve thuajse e ka siguruar titullin e Seria dhe mendon të fitojë trofe të tjera, ndërsa Milan në krizë planifikon të ri-ngrihet sezonin tjetër.

Allegri:  E duam edhe Kupën e Italisë, ëndrra jonë Champions  

Titulli i katërt radhazi kampion në Seria, por edhe trofeu i Champions League, si dhe Kupa e Italisë janë synimet e Juventusit këtë sezon. Massimiliano Allegri, me titullin e Serisë A praktikisht të siguruar pas barazimit të fundit 1-1 me Romën, thotë se objektivi i radhës është finalja e Kupës së Italisë, pasi bardhezinjtë luajnë këtë të enjte gjysmëfinalen e parë ndaj Fiorentinës. Pastaj ndeshjet rutinë të Seria A dhe në Champions vjen përballja e dytë me Dortmundin, por  për momentin, Allegri mendon vetëm për skuadrën vjollcë.  -“Kemi detyrimin për të provuar që të shkojmë deri në fund në të tre kompeticionet. Është momenti vendimtar i këtij sezoni. Sfida me Fiorentinën ose na çon në finale ose na kthen në shtëpi , ndërkohë që edhe në Champions është një sfidë vendimtare. Kampionati mbetet i hapur deri sa diçka të tillë ta thotë matematika. Titulli nuk mund të konsiderohet si i garantuar. Titulli i katërt radhazi në kampionat do të ishte diçka e jashtëzakonshme që pak të tjerë e kanë arritur, por Championsi është ëndrra , ndërsa Kupa  Italisë duhet të provojmë që ta fitojmë,” – theksoi Allegri. Përballë Fiornetinës ai premtoi se do të aplikojë një “turn over” racional. – “Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë, pasi Fiorentina është në formë. Skuadrat e Montellës luajnë gjithmonë mirë. Pogba do të luajë ndërsa Sturaro do të shkojë në stol. Për sa i përket modulit të shohim pasi kam lojtarë që kanë luajtur më shumë se 30 ndeshje dhe unë kam nevojë për të gjithë. Ndoshta ndaj Fiorentinës hedh ata që janë aktivizuar më shumë dhe i lë të pushojnë kundër Sasuolos në kampionat. Të mos harrojmë se Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne pasi u bënë disa vite që nuk e fitojmë,” – theksoi Allegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revolucioni i paralajmëruar nga Milan  

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndërsa Juve këtë sezon synon tre trofe,  Milanit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nis e të mendojë  por sezonin e ardhshëm.   Mediat italiane njoftojnë se kuqezinjtë po përgatisin një revolucion të vërtetë. Aktualisht Milan  ka në kontratë 31 futbollistë dhe në përfundim të sezonit kuqezinjtë do të largojnë një pjesë të madhe të tyre. Ideja e drejtuesve të ekipit 18-herë kampion i Italisë është të kenë në ekip sa më shumë lojtarë italianë, edhe pse ata që nuk do të bindin do të largohen pavarësisht se mund të zotërojnë nën-shtetësinë italiane. Plot 7 lojtarë janë në fundin e kontratës dhe pavarësisht se kush do të jetë trajneri i kuqezinjve sezonin e ardhshëm, pas Inzaghit i është vënë ultimatum që të fitojë ndeshjen e ardhshme ndaj Veronas, por edhe nëse ndodh ai ka pak shanse të mbijetojë në fund të këtij sezoni. Sakaq, Milani po mendon rindërtimin e ekipit, teksa do të rinovojë me vetëm tre prej tyre, pikërisht me Abbaten, Bonerën dhe Abbiatin.  Në dyshim mbetet e ardhmja e Destros. Sulmuesi 23-vjecar luan te kuqezinjtë si i huazuar nga Roma, por edhe pse Destro është i ri në moshë dhe mbi të gjitha është italian drejtuesit e Milanit nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë përfundimisht atë pasi “bomberi” kushton shumë. Do të qëndrojë Boccheti i cili do të blihet përfundimisht nga rusët e Spartakut të Moskës. Revolucioni më i madh do të prekë mesfushën e 7-herë kampionëve të Europës. Milani ka hedhur bazat për të afruar në skuadër Basellin nga Atalanta ndërkohë që edhe kapiteni Ricardo Montolivo do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjëve. Poli dhe Bonaventura gjithashtu do të qëndrojnë.  Futbollistët e tjerë që presin të konfirmohen janë Cerci, Palleta, Antonelli, De Scglio, Diego Lopez, Honda dhe Menez. Merkato e verës mund të sjellë emra më të spikatur, për Milanin e sezonit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?