Juve shpall listën për Champions, Inter e Napoli për Europa League

Skuadrat e Seria A, pjesëmarrëse në Kupat e Europës, po bëjnë llogaritë për pjesën e mbetur të dy kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit në kontinenet. Interi ka bërë dy përforcime tepër të rëndësishme gjatë merkatos dimërore, duke afruar futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shariqi nga Bayerni, si dhe Lukas Podolski nga Arsenali. TrajneriRoberto Mancini duket se nuk ka mbetur i kënaqur nga performancat e para të gjermanit, duke e lënë atë jashtë impenjimeve të ardhshme në Europa League, por në listë figuron vetëm shqiptaro-zviceriani Shaqiri. Gjithashtu është lënë jashtë Osvaldo, me të cilin duket se ka nisur një betejë ligjore, teksa janë përfshirë edhe dy goditjet e fundit, Santon dhe Puscas. Napoli, nga ana tjetër, sërish për Europa League ku do t’i duhet të ndeshet me Dnipron e Ukrainës, ka lënë jashtë Strinic, dhe Michu dhe ka përfshirë Gabbiadinin.  Një tjetër diskutim është ai për Juventusin, i cili i ka parë të tepërt dy lojtarë si Asamoah dhe Romulo, për impenjimet e veta në Champions League, duke përfshirë në listën që do t’i dorëzohen UEFA-s edhe lojtarë si Matri, Sturaro dhe De Ceglie, të gjithë të rikthyer së fundi.

Pritet të shpallet listat edhe nga Roma për Champions League, si dhe Fiorentina  e Torinos për Europa League.

Lista e Juventusit për Champions League

Swiss Digital Desktop Reklama

Portierë: Buffon, Storari, Rubinho
Mbrojtës: Chiellini, Caceres, Ogbonna, Barzagli, De Ceglie, Bonucci, Lichtsteiner, Evra
Mesfushorë: Pogba, Pepe, Marchisio, Padoin, Pirlo, Vidal, Pereyra, Marrone, Sturaro
Sulmues: Morata, Tevez, Coman, Llorente, Matri

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista me 25 futbollistë e Interit për Europa League
(Me 5 lojtarë të sektorit të të rinjve zikaltër dhe 4 lojtarë të rritur në futbollin italian në listën A, përfshi edhe 6 nga të rinjtë në listën B).

1 Handanovic, 2 Jonathan, 5 Juan Jesus, 6 Andreolli, 8 Palacio, 9 Icardi, 10 Kovacic, 13 Guarin, 14 Campagnaro, 15 Vidic, 17 Kuzmanovic, 18 Medel, 20 Obi, 21 Santon, 22 Dodò, 23 Ranocchia, 24 Sciacca, 28 Puscas, 30 Carrizo, 33 D'Ambrosio, 46 Berni, 54 Donkor, 55 Nagatomo, 88 Hernanes, 91 Shaqiri, 92 Baldini, 93 Dimarco, 94 Guy Eloge Koffi Yao, 95 Costa, 96 Palazzi, 97 Bonazzoli.

Lista e Napolit për Europa League

Portierë: Rafael , Andujar
Mbrojtës: Maggio, Henrique, Britos, Zuniga, Koulibaly, Ghoulam, Albiol, Mesto
Mesfushorë: De Guzman, Jorginho, David Lopez, Gargano, Inler
Sulmues: Callejon, Higuain, Mertens, Hamsik, Gabbiadini, Insigne, Duvan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?