Juventus, Andrea Pirlo kërkon tripletën e famshme

Juventus mund të përsërisë suksesin e Inter, pas pesë sezonesh, nëse fiton edhe trofeun e Champions, si skuadra e radhës italiane që i fiton të tre trofetë brenda një sezoni. Pas shumë vitesh kthehet trofeu që mungonte në Torino pasi Juventus i gëzohet edhe kupës. Tashmë bëhet gati për tripletën, edhe pse kjo e fundit do të jetë një malore e egër. Tashmë 10 kupa në palmaresin e trofeve juventinë dhe ylli i argjendtë në fanellën bardhezi. Ekipi i Algerit mban gazin në ritëm dhe vazhdon. Bardhezinjtë kampionë në fuqi ngrenë trofeun e dytë më të rëndësishëm të Italisë pasi kaluan në finale Lazion me rezultatin 2-1 pas një goli të shënuar nga Matri në kohën shtesë. Që në minutën e 4-ët, Radu detyroi Storarin të nxirrte topin nga rrjeta pas një krosimi të Cataldit. Një start loje që pa Juventusin në dis-avantazh përballë Lacios shumë aktive.

Andria Pirlo

Andrea Pirlo feston suksesin e fundit të Juventus, pas fitimit të Kupës së Italisë në një mënyrë tepër të veçantë. Pas titullit kampion, Juve fiton edhe Kupën e Italisë pasi mundi 2-1 në finale ekipin e Lacios dhe pret triumfin e tretë në një sezon, në finalen e madhe të Champions. Goli i Radu u zhvlerësua pas golave që shënuan për bardhezinjtë Chiellini dhe Matri.  – “Jemi vërtet mirë?! Kemi fituar sërish! Tani jemi përqendruar për të dhënë maksimumin në finalen tjetër.” Juve pret të përballet me Barcelonën, më 6 qershor, në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Etrit Berisha

Swiss Digital Mobile Reklama

Në finalen e Kupës së Italisë, porta e Lacios iu besua portierit të kombëtares sonë, Etrit Berisha. Por ky i fundit gaboi në dy golat e pësuar dhe për këtë arsye u kritikua nga mediat italiane.  Juventusi ndonëso pësoi gol, por vetëm pas 7 minutash vendosi ekuilibrat dhe barazon kur Chiellini nxori nga repertori një gol spektakolar, duke kapur në befasi Etrit Berishën. Në kohë shtesë, Djordjeviç me një goditje të fuqishme kaloi Storarin, por topi prek dy shtyllat e portës së Juventus për të dalë jashtë më pas. Vetëm 3 minuta më vonë Matri mposhti Berishën me një goditje nga vetëm pak metra. 2-1 dhe tashmë bardhezinjë kanë nën administrim ndeshjen. Juventus pas 20 vjetësh kthen kupën në Torino, dhe pret tashmë finalen e madhe të 6 qershorit me Barcelonën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?