Juventus arrin akordin me Edon Zhegrovën, por më parë duhet të shesë

Juventus ka vendosur të bëjë seriozisht për Edon Zhegrovën. Klubi bardhezi dëshiron ta sjellë sulmuesin kosovar për ta bashkuar sërish me Jonathan David, duke rikrijuar dyshen e suksesshme të Lille dhe për të ndërtuar një repart ofensiv të denjë për ambiciet e skuadrës torineze.

Sipas Tuttosport, negociatat janë në fazë të avancuar: ekziston një marrëveshje paraprake me agjentin Hasan Çetinkaya për një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon plus bonuse të ndryshme.

Lille kërkon rreth 25 milionë euro, por duke qenë se merkatoja po shkon drejt fundit, çmimi mund të ulet në 18-20 milionë euro, gjë që do të mundësonte mbylljen e marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të finalizuar operacionin, Juventus duhet më parë të bëjë një shitje. Në qendër të kësaj lëvizjeje është Douglas Luiz, i cili është shumë pranë kalimit te Nottingham Forest për një shumë prej rreth 30 milionë euro. Bëhet fjalë për një formulë me huazim dhe të drejtë/obligim blerjeje, por largimi i tij do të hapte automatikisht derën për afrimin e Zhegrovës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?