Juventus arrin akordin me Porton për Conceicao-n, por mungon vetëm një detaj …

Sipas mediave portugeze si A Bola dhe Record, marrëveshja mes Juventusit dhe Portos për transferimin e Francisco Conceição është arritur në parim për një shumë prej 32 milionë euro. Megjithatë, gjithçka është në pritje, topi është tani në fushën e vetë lojtarit. Presidenti i Portos, André Villas-Boas, ka vendosur afatin përfundimtar: mesnata e sotme. Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshja totale, operacioni do të anulohet.

Por çfarë e pengon zyrtarizimin e këtij transferimi?

Sipas burimeve nga Portugalia, pengesa kryesore është një e drejtë që Conceiçao ka për të përfituar 20% të shumës së transferimit, pra rreth 6.4 milionë euro. Për të përmbyllur kalimin te Juventusi, lojtari duhet të heqë dorë nga kjo përqindje përmes një dokumenti zyrtar që revokon këtë të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse 32 milionë dhe jo 30?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shuma totale prej 32 milionë euro është pak më e lartë se ajo e përfolur fillimisht (30 milionë), për shkak të nevojës për ta shpërndarë pagesën në tre këste gjatë katër viteve të ardhshme. Juventus ka rënë dakord me këtë strukturë për të lehtësuar amortizimin financiar të blerjes.

Ndërkohë, kujtojmë se klauzola e largimit për Conceição është rritur në 45 milionë euro që nga dita e djeshme, për shkak të një penaliteti prej 50%. Megjithatë, si Porto ashtu edhe Juventus janë treguar të hapur dhe me vullnet të mirë për të mbyllur gjithçka në shifrën e dakordësuar prej 32 milionësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?