Juventus befason sërish Interin, ofron 50 milionë euro për talentin e Brescias
Në merkato gjërat mund të ndryshojnë brenda pak orësh. Kështu duket se do të ndodhë edhe me Sandro Tonalin. Talenti i Brescias u kontaktua nga Interi javën e kaluar, duke ndërtuar bazat e një marrëveshje për në verë, por ka ardhur menjëherë kundërpërgjigja e Juventusit.
Fabio Paratici ka bërë lëvizjet e radhës për 19-vjeçarin duke bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh. Sipas “Corriere dello Sport” kjo është shifra që kërkohet edhe nga presidenti i Brescias, teksa marrëveshja mund të gjendet shumë shpejt. Klubi torinez kërkon të ulë disi këtë shifër duke përfshirë ndonjë futbollistë në marrëveshje.
Nuk janë të pakta klubet e interesuara për Tonalin, pasi Manchester United, City, Atletio Madrid dhe PSG janë gati për të bërë lëvizjet e tyre. Në Itali Juventus është favoriti kryesor, pavarësisht se kanë siguruar tashmë Kulusevskin për në verën e këtij viti. /R.Lika-Koha Jone/