Juventus befason Tare-n, nis negociatat me mesfushorin e City-it

Mungonte vetëm firma, e cila vonoi më shumë seç duhet. Faji duket se ishte i vetë futbollistit, i cili është ende i impenjuar me City-in në Champions League. Po flasim për David Silvën, i cili tashmë po negocion me Juventusin në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Andrea Pirlo do të donte që të kishte në skuadër një mesfushor me shumë klas si ai, edhe pse tashmë është në një moshë të madhe, 34 vjeç. Fakti që vjen me kosto zero, mund të bëjë që klubi torinez t’i ofrojë një kontratë afatshkurtër.

Igli Tare e bindi me 3 milionë euro në sezon për 3 vite, por heshtja e mesfushorit alarmoi drejtuesit e klubit bardhekaltër. Lazio duhet të mbyllë sa më parë marrëveshjen, nëse nuk do që në orët e ardhshme ta humbasë duelin me Juventusin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP