Juventus bën gati 35 milionë euro për të Scamacca-n
Gianluca Scamacca është objektivi i Juventusit për sulmin. Bardhezinjtë kanë nisur kontaktet e para dhe sulmuesin e vlerësojnë me 30-35 milionë euro, që janë gati t’i ofrojnë. Synimi është të arrihet një marrëveshje me huazim me detyrim blerje.
Sassuolo nga ana tjetër nuk ka nevojë ta shesë që tani Scamacca dhe kërkon 40 milionë euro. Veç kësaj ata presin që sulmuesi të jetë pjesë e Italisë dhe kjo do ketë ndikimin e vet në çmim.
Në verë gara mund të bëhet edhe më e vështirë, pasi dhe Interi e kërkon me ngulm. Juventusi synon që ta shmangë ankandin dhe për Scamacca ofron një kontratë afatgjatë, që nis me 1.5 milionë euro në sezon dhe rritet në mënyrë progresive.
KOHA JONË SONDAZH

