Juventus bën gati blerjen e McKennie, amerikani i “panjohur” që po i magjeps të gjithë
Weston McKennie është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni tëe skuadra e Juventusit. Futbollisti amerikan erdhi si i panjohur te skuadra bardhezi, por ka arritur që të përshtatet më së miri me futbollin italian. I fort me kokë, me një teknik të shkëlqyer dhe shumë i fortë fizikë, janë disa nga karakteristikat që e bëjnë shumë të nevojshëm në ekipin e Pirlos.
Për më tepër goli i fundit në “San Siro” ishte thjeshtë një konfirmim i aftësive të tij për të gjetur golin, duke kujtuar kohët e Vidal te bardhezinjtë. Vetëm 22 vjeç, ish-lojtari i Schalkes ka fituar besimin e drejtuesve të ekipit torinez që po bëjnë gati çekun për ta rrëmbyer përfundimisht nga gjermanët.
Juventus pagoi 4.5 milionë euro për të verën e kaluar, ndërohë që në kontratë është e shkruar se duhet të shtojnë 18.5 milionë euro të tjera dhe 7 bonusese për ta bërë të gjithin të tyre. Një goditje e madhe, që në prespektivë e bën një nga transferimet më të goditura. Erdhi si një këshillë e Pirlos, i cili e kishte evidentuar në Amerikë dhe tashmë mund ta shohim në majat e futbollit evropian. /R.Lika-Koha Jone/