Juventus bën gati një tjetër largim, prish kontratën me gjermanin

Sami Khedira me shumë mundësi e ka mbyllur këtë verë aventurën me Juventusin. Mesfushori gjerman i cili dy vitet e fundit më shume ka qëndruar në stol dhe në infermieri, nuk është në planet e Andrea Pirlos dhe javën e ardhshme palët do të bisedojnë për të prishur konsensualisht kontratën në të njëjtën mënyrë siç vepruan me Higuain.

33-vjeçari rëndon më shumë prej pagës në bilanc por edhe në aspektin sportiv, Pirlo nuk e ka në planet e tij ndaj dhe do të prishet kontrata e mbetur (edhe 12 muaj).

SHKARKO APP