Juventus bën gati planin për të rrëmbyer Zaniolon, 40 milionë euro dhe një lojtar

Juventus po mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Skuadra torineze është duke u përgatitur për një lamtumirë të mundshme të Paulo Dybalas në fundin e sezonit.
Tuttosport shkruan se bardhezinjtë do tentojnë të transferojnë nga Roma Nicolo Zaniolo, për të cilin mund të ofrojnë 40 milionë euro. Verdhekuqtë kanë nevojë për të ardhura që të rregullojnë bilancin.
Te Juventusi kanë edhe një plan B, të ofrojnë para dhe mesfushorin Weston McKennie në këmbim të Zaniolos, që do të ishte dhe opsioni më i preferuar.
KOHA JONË SONDAZH

