Juventus bën gati rinovimin e kontratës me Yildiz para Vitit të Ri

FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 22: Kenan Yildiz of Juventus FC in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus FC at Artemio Franchi on November 22, 2025 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kenan Yildiz po përjeton një sezon në ngritje te Juventusi, me trajnerin Luciano Spalletti që e ka bërë gjithnjë e më qendror në lojën bardhezi. Performancat e tij kanë rritur interesin për të ardhmen e mesfushorit, ndërsa klubi po mendon për rinovimin e kontratës.

Giorgio Chiellini, para ndeshjes ndaj Bolonjës, theksoi se momentalisht nuk ka urgjencë, por të gjithë janë të vetëdijshëm për nevojën për ta përshtatur kontratën sipas statusit të lojtarit: “Kenan është i rëndësishëm dhe ka një kontratë të gjatë. Kur të vijë koha e duhur, synojmë ta rinovojmë dhe të rrisim pagën e tij.”

Babai i Yildiz, Engin, ndodhet aktualisht në Torino, ndërsa agjenti i tij, Jorge Mendes, po përgatit strategjinë për negociatat. Aktualisht mesfushori fiton 1.5 milionë euro në sezon, por objektivi i klubit është ta afrojnë te grupi i më të paguarve, rreth 6 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, para Krishtlindjes pritet një takim i ri mes palëve, ku do të diskutohet jo vetëm çështja ekonomike, por edhe ambicia e Juventusit për t’u rikthyer te titujt, ndërsa Yildiz mbetet në radar të klubeve si Liverpool, Real Madrid dhe Chelsea.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?