Juventus bën gati rinovimin me De Ligt, i ofron kontratë deri në vitin 2026
Juventusi pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, drejtuesit e “Zonjës” nuk kanë ndërmend të heqin dorë vetëm nga Matthijs de Ligt.
“Zonja e Vjetër” i ka ofruar holandezi një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2026, por qëndron mundësia që të nënshkruajë edhe deri në vitin 2025 nëse mbrojtësi dëshiron opsionin e dytë.
Ngërçi megjithatë është te paga, ku Juventusi i ka ofruar një pagë më të ulët se ajo që përfiton aktualisht. Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” në kontratën e ofruar ka caktuar për De Ligt edhe klauzolën e re të largimit. Bëhet fjalë për 100 milionë euro që në rast se paguhen nga një klub tjetër do të largonin mbrojtësin nga Torino.
KOHA JONË SONDAZH

