Juventus bën gati rinovimin me Dybala-n, ja detajet e akordit
Paolo Dybala dhe Juventusi pritet që shumë shpejt të zgjasin akordin mes tyre. Bardhezinjtë i kanë besuar sulmuesit shiritin e kapitenit dhe prej kohësh janë në bisedime për rinovimin e kontratës.
GazetariNicolo Schira raporton se rinovimi deri më 30 qershor 2026 thuajse është i kryer, ndërkohë që zbulon edhe detaje të kontratës. Dybala do të përfitojë 8.5 milion euro në sezon dhe 1.5 milion të tjera mund t’i përfitojë përmes bonuseve.
Fillimisht agjenti i sulmuesit, Jorge Antun, pretendonte pagën bazë 10 milion euro, por tani duket se është tërhequr nga ajo kërkesë. Palët pritet të zhvillojnë një tjetër takim në dy javët e ardhshme për të mbyllur marrëveshjen dhe për të hedhur firmën mbi kontratën e re.
KOHA JONË SONDAZH

