Juventus bën gjestin e madh pas anulimit të ndeshjes me Milanin
Sfida e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusi ishte planifikuar të luhej ditën e mërkurë në mbrëmje, por pas një vendimi u vendos që të shtyhej.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor pasi skuadra e Milanit kishte mbërritur në Torino, për ndeshjen me bardhezinjtë. Edhe klubi i Juventusit kishte bërë përgatitjet për të ndeshje, teksa ishte përgatitur edhe ushqimi për klubin kundërshtar.
“Zonja e Vjetër” ka njoftuar ditën e sotme se të gjitha gjërat që ishin marrë për stafin e Milanit, do të shkojnë për familjet në nevojë.
The food prepared for yesterday’s postponed Juve-Milan match at Allianz Stadium has not gone to waste. ??
It has been donated for those in need ➡️https://t.co/u7Z3yv7UsJ pic.twitter.com/F92GFxz8RN
— JuventusFC (@juventusfcen) March 5, 2020