Juventus bën ofertën e parë për Rakitic, Barcelona gati që ta largojë

Barcelona mund të largojë Ivan Rakitic që në merkaton e janarit. Gazeta “Sport” raporton se në tavolinën e klubit blaugrana kanë mbërritur dy oferta, njëra nga skuadra e Juventusit. Mesfushori kroat shihet si një përforcim i rëndësishëm për të rritur edhe më shumë kualitetin në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Barcelona po reflekton për të ardhmen e mesfushorit, teksa kontrata e tij skadon skadon më 30 qershor të vitit 2021 dhe ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh.

Pas disa muajve të vështirë me Valverden, Rakitic luajti si titullar në ndeshjen e parë nën drejtimin e Quique Setien. Por trajneri i ri mund të vendos që të privohet prej tij, duke zgjedhur talentin Riqui Puig.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Spanjë janë të bindur, që Rakitic do të largohet në ditët e fundit të janarit, ndoshta edhe duke u përfshirë në një shkëmbim të mundshëm me Bernandeschin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?