Juventus blen kartonin e McKennie, kërkon dhe talentin e Sassuolos
Mesfusha është një nga repartet ku Juventusi ka pasur më shumë probleme në sezonet e fundit. Afrimi i Weston McKennie ka qenë i duhur nga Schalke, teksa amerikani i ka bindur të gjithë për vlerat e tij. Bardhezinjtë kanë paguar 4.5 milionë euro për huazimin, ndërkohë që kanë vendosur që të blejnë kartonin e tij të plotë për shifrën e 18.5 milionë eurove, aq sa ishte vendosur edhe në kontratë.
Klubi torinez nuk do të ndalet këtu në këtë repart, pasi do të bëjë një tjetër sulm në verë për të transferuar Manuel Locatellin. Mesfushori i Sassuolos është një nga objektivat kryesor së bashku me Aouar nga Lyon. Juventus pritet të paguajë 35 milionë euro për italianin, teksa vendimtar do të jetë vendimi që do të marrë vetë futbollisti. /R.Lika-Koha Jone/