Juventus dhe Barcelona bëjnë gati shkëmbimin kokë më kokë
Ivan Rakitic është në nga dëshirat e Juventusit në merkato dhe ndonëse dështuan ta marrin në janar, drejtuesit e klubit bardhezi po përgatisin ofensivën për verën ardhshme. Kartoni i mesfushorit kroat vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa te Juventusi janë gati të përfshijnë në një marrëveshje shkëmbimi sulmuesin anësor brazilian Douglas Costa, i cili nuk është një titullar fiks në formacionin e Sarrit.
Momentalisht ideja është për një shkëmbim kokë më kokë mes dy lojtarëve, por gjithçka do të varet nga dëshira e Barcelonës, që më tepër se anësorin brazilian, do të preferonte para kesh, për të investuar në emra si Neymar e Lautaro, që janë prioritet i klubit. Douglas Costa është një opsion shumë i mirë për ekipin spanjoll, por problemi i tij janë dëmtimet e shumta, që nuk ofrojnë aspak garanci. Diçka që Barcelona po e vuan edhe me Dembele.