Juventus dhe “bigët” e Europës të çmendur pas golashënuesit “anonim” në Seria A
Krzysztof Piatek në mënyrë surprizë është golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Seria A pas 6 javësh. Në një kampionat me cilësi sulmuese shumë të mira dhe me emra të zbarkuar së fundmi si Cristiano Ronaldo, më shumë se të gjithë po bën bujë forma e bomberit të skuadrës së Genoas, me golin e 6 në 5 ndeshje.
Sulmuesi ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së klubeve europiane, e agjentët e ekipeve më të mira kanë nisur të sondojnë terrenin sesa mundësi ka që ta blejnë. Juventusi ishte i pari që trokiti në derën e Genoas për sulmuesin polak, një futbollist që i kushtoi skuadrës nga Liguria vetëm 4 milionë euro këtë verë.
Tani, vlera e tij ka arritur në thuajse 50 milionë euro, një shifër e destinuar të rritet nëse Krzysztof Piatek do të mbyllë sezonin aty ku është aktualisht, mbi të gjithë sulmuesit e shquar në kampionatin e Apenineve.
Në La Liga dhe në kampionatin anglez janë shtuar admiruesit për një lojtar që konsiderohej anonim në nisjen e muajit shtator, por tani do të jetë mes emrave që do të ndezin merkaton e janarit.
KOHA JONË SONDAZH

