Juventus dhe City bëjnë gati një super shkëmbim në merkato

Juventusi dhe Manchester City projektojnë një shkëmbim të bujshëm. Pep Guardiola vazhdon të jetë i interesuar për Douglas Costa, lojtar të cilin e afirmoi vetë në futbollin e madh duke e marrë nga Shakthar Donetsk te Bayern Munich kur ishte trajner i kampionëve të Gjermanisë.

Tashmë Guardiola dëshiron ta ketë te Manchester City, brazilianin e Juventusit dhe si shkëmbim “Qytetarët” janë gati t’i ofrojnë Juves, kartonin e një tjetër futbollisti brazilian, pikërisht atë të sulmuesit Gabriel Jesus i cili pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e klubit bardhezi.

 

SHKARKO APP