Juventus dhe Galatasaray kërkojnë të rrëmbejnë yllin e City-it
Ilkay Gundogan është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Manchester City-it. E ardhmja e mesfushorit turko-gjerman me shumë mundësi nuk do të jetë më Manchesteri.
Dy janë opsionet më të mundshme për momentin: Juventusi dhe Galatasaray. Skuadra torineze kërkon të forcojë mesfushën me një futbollistë me shumë eksperiencë si dhe me aftësi të mira për të gjetur rrugën e rrjetës.
31-vjeçari sipas The Sun ndiqet nga disa skuadra, por pas janarit mund të ketë një panoramë më të qartë se cila mund të jetë e ardhmja e tij. /R.Lika-Koha Jonë/