Juventus dhe Interi nisin “luftën” për të arritur akordin me Kessie

Franck Kessie është një nga yjet që mund të merret pa shpenzuar asnjë cent në merkaton e verës. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur akordin me Milanin për të rinovuar kontratën.

Kuqezinjtë kanë bërë ofertën e tyre maksimale dhe Kessie nuk është bindur deri më tani. “Gazzetto dello Sport” shkruan se Juventusi dhe Interi e duan Kessie.

Për Inzaghin ai konsiderohet një “xhol” dhe mund të pozicionohet edhe në mbrojtje. Te bardhezinjtë vlerësohet agresiviteti i mesfushorit në sulm dhe shikohet si një element që mund t’i bëjë shumë punë në sezonin e ardhshëm, pasi pritet të bëhen disa largime në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?