Juventus dhe Milan bëjnë “paqe” në një supersfidë pa shumë emocione (VIDEO)
Juventus dhe Milan nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në “San Siro” në supersfidën e kësaj fundjave në Seria A. Nën praninë e 5 mijë tifozëve, dy nga skuadrat më të njohura në shtetin fqinj nuk arrijnë të prodhojnë shumë raste.
Zlatan Ibrahimovic e mbylli ndeshjen para kohe për shkak të një dëmtimi në fraksionin e parë. Milani ishte më këmbëngulës duke qenë në disa raste më të rrezikshëm në portën e bardhezinjve.
Të dyja skuadrat u kujdesën më shumë në fazën defensive për të lënë pak hapësira për kundërshtarin. Ky barazim nuk i shërben shumë asnjë prej ekipeve. Milani mbetet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërkohë që Juventus mban vendin e pestë me 42 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

