Juventus dhe Milan po projektojnë një shkëmbim në merkato

Aksi i merkatos mes Milanit dhe Juventusit po rikthehet të ndizet. Kuqezinjtë, që po e shohin gjithnjë e më të vështirë transferimin e Boniface, kanë nisur të kërkojnë alternativa të reja për repartin ofensiv dhe kanë rikthyer vëmendjen te Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb, një nga emrat më të lakuar të verës, është rikthyer në orbitën e Milanit. Klubi kuqezi, sipas burimeve pranë merkatos italiane, po mendon një shkëmbim që do ta çonte Alexis Saelemaekers në Torino.

Saelemaekers, që sezonet e fundit i ka kaluar në huazim te Bologna dhe Roma, shihet si një përforcim i vlefshëm për trajnerin Tudor, sidomos në rast se Nico Gonzalez largohet drejt Atletico Madrid. Nga ana tjetër, Vlahovic shihet si alternativa ideale për repartin ofensiv të Milanit, veçanërisht pasi negociatat për Boniface po komplikohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që gjatë muajve korrik dhe gusht, Milani ka tentuar disa formula shkëmbimi me Juventusin, duke përfshirë emra si Thiaë, Bennacer dhe Tomori, por asnjëra nuk ka bindur drejtuesit bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?