Juventus dhe Milani mendojnë për një shkëmbim që u shërben të dyja skuadrave
E ardhmja e Dusan Vlahovic mund të jetë me ngjyrat kuqezi. Kalimi i sulmuesit serb te Milani është një pistë që po fiton terren, por çdo hap konkret pritet vetëm pas mesit të gushtit. Kontaktet e para mes palëve janë bërë, por ende është herët për të folur për një marrëveshje, pasi qëndrimet e klubeve janë larg.
Milani, në kërkim të një sulmuesi cilësor, e vlerëson më pak kartonin e Vlahovic, ndërsa Juventus kërkon të arkëtojë të paktën 20 milionë euro, shifër që mund të sigurohet më lehtë nga oferta të mundshme nga Premier League ose Arabia Saudite.
Në orët e fundit ka dalë një ide e re, një shkëmbim mes dy klubeve, me Malick Thiaw që mund të transferohet te Juventusi, ku do të punonte me Igor Tudor, ndërsa Vlahovic do të shkonte te Milani nën urdhrat e Paulo Fonseca. Disa lëvizje janë bërë, por negociatat serioze nuk priten para dhjetë ditësh.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se të dy operacionet po trajtohen veçmas, për arsye bilanci. Milani kërkon të paktën 30 milionë euro për Thiaë, ndërsa Juventusi mban të njëjtin qëndrim për Vlahovic me një vlerësim më të ulët. Objektivi i të dy klubeve është që të përfitojnë financiarisht dhe të regjistrojnë plusvalenca në bilanc. Për momentin, asgjë nuk është konkrete, por pista është reale dhe mund të bëhet e nxehtë në javët e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

