Juventus dhe Napoli zyrtarisht nën hetim për shkelje administrative
Hetimi për skandalin me plusvalencat në Itali është ende duke u zhvilluar dhe këtë herë e solli në vëmendje Juventusi me një komunikatë për shtyp. Në “Zonja e vjetër” bashkë me 10 klube të tjera në Itali janë njoftuar nga Prokuroria Federale pranë F.I.G.C se mund të fillojnë mbrojtjen e tyre për këtë çështje.
Por kush janë 10 klubet e tjera që rrezikojnë? Përveç Juventusit, në Serie A janë edhe katër ekipe të tjera që rrezikojnë për momentin. Bëhet fjalë për Napolin, Empolin, Sampdorian dhe Genoan.
Juventusi është në hetim për marrëveshjen Pjanic-Arthur me Barcelonën. Nga ana tjetër, Napoli po hetohet për transferimet e Karnezis, Manzi, Palmieri dhe Liguori së bashku me Leeds United.
Për sa i përket kësaj çështjeje klubet duhet të paraqesin raportin e tyre mbrojtës brenda 15 ditëve. Më pas prokuroria do të vendosë nëse do të mbyllen hetimet apo do të vazhdohen më tej.
KOHA JONË SONDAZH

