Juventus dhe PSG bëjnë gati shkëmbimin e madh në mesfushë
Humbja ndaj Lazios ka ngritur edhe më shumë alarmin në mesfushën e Juventusit. Bardhezinjtë nuk do të kenë tri javë Bentancur të pezulluar, ndërkohë që Khedira vijon të jetë i dëmtuar. Leandro Paredes është pranë skuadrës torineze sipas mediave italiane. Klubi italian i ka propozuar PSG-së një shkëmbim me Emre Can dhe duket se edhe klubit francez i pëlqen në parim kjo ide edhe pse duhen analizuar detajet e shkëmbimit.
25-vjeçari është aktivuzar vetëm 7 herë si titullar në këtë kampionat me kampionët e Francës dhe është i pakënaqur me aktivizimin e pakët nga ana e Tuchel, në të njëjtën situatë është edhe Can tek Juventusi, i cili as nuk u përfshi në listën e Championsit ndërsa ka luajtur 7 ndeshje në Serinë A , vetëm 2 në formacion.
Paredes i kushtoi 47 milion euro PSG-së në janar të 2019-ës kur u transferua nga Zeniti për në Paris, ndërkohë që nëse ky shkëmbin finalizohet, atëherë do të ishte një rikthim për argjentinasin në Serinë A, kampionat ku u aktivizua nga viti 2013 në 2018-ën me ngjyrat e Chievos, Empolit e Romës.
Parizienët nuk kërkojnë ta humbasin kaq thjeshtë një futbollist për të cilin shpenzuan 47 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër edhe klubi torinez edhe pse e afroi Emre Can me parametër 0, dëshiron të përfitojë diçka nga futbollisti i përfaqësueses gjermane.