Juventus dhe PSG bëjnë shkëmbimin e madh në muajin janar
Dëmtimi i Khedira-s dhe Bentancur ka rihapur pjesërisht dyert te Juventusi për Emre Can, i cili tashmë do të ketë më shumë minuta në dispozicion në javët në vijim. Mesfushori gjerman mbetet gjithsesi në listën e futbollistëve që mund të largohen që në muajin janar, teksa mediat italiane shkruajnë se janë rihapur tratativat me PSG për një shkëmbim me Paredes.
Bisedimet ishin shuar prej javësh, ndërkohë që tashmë pritet që të ketë kontakte zyrtare. Gjermani është një dëshirë e vjetër e klubi parisien, por ai zgjodhi të transferohej në Torino. Paredes ndërkohë është një futbollist më teknik, i cili mund t përshtatet me skemat e trajnerit Sarri.
Të dy futbollistët kanë të njëjtën moshë (25 vjeç) dhe të njëjtën dëshirë për të ndryshuar ambient. Për Juventusin do të ishte edhe një operacion i mirë financiar. Emre Can vlerësohet në shifrën e 30 milionë eurove, ndërkohë që Paredes një vit më parë kushtoi 47 milionë euro. Mbetet të shihet në javët në vijim nëse tratativa do të finalizohet me sukses. /R.Lika-Koha Jone/